Rreth nesh
Salvus KS L.L.C. është një kompani e re dhe moderne, e themeluar në vitin 2017 si një degë e kompanisë mëmë Salvus d. o. o., e cila që nga themelimi i saj në vitin 2002 në Republikën e Kroacisë është vazhdimisht duke zgjeruar biznesin e saj në rajon. Selia e Salvus KS L.L.C. ndodhet në Prishtinë, dhe veprimtarinë e saj e bazon në informimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në lidhje me portfolin e tyre të produkteve mjekësore, suplementeve ushqimore dhe kozmetikës, si dhe në zhvillimin strategjik dhe në ndërtimin e markave të suksesshme, të njohura dhe inovative.
Kompania Salvus KS L.L.C. është një partner krenar i farmacive, spitaleve dhe institucioneve të tjera shëndetësore, me qëllimin përfundimtar të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientëve.
Një nga aktivitetet kryesore të ndërmarrjes është konceptimi dhe zbatimin i strategjive të marketingut dhe të shitjes, ndërsa rritja dhe zhvillimi jonë janë rezultat i drejtimit të veprimtarisë ndaj kënaqësisë së klientëve, partnerëve tanë të biznesit dhe të punësuarve.
Jemi një kompani shumë efikase dhe e organizuar dhe një partner cilësor dhe i besueshëm për klientët dhe furnizuesit tanë. Ajo që na çon përpara është pasioni dhe entuziazmi në realizimin e objektivave të planifikuara, dhe suksesi ynë është i bazuar në standardet e larta të cilësisë që pasqyrohen edhe në mënyrën tonë të menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe në strukturën organizative efikase.
Misioni dhe vizioni ynë
MISIONI
Jemi një kompani me përgjegjësi shoqërore dhe kujdesemi për klientët përmes disponueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë. Jemi një partner i besueshëm dhe një punëdhënës i dëshiruar i orientuar për të krijuar vlera të reja për shoqërinë.
VIZIONI
Vizioni ynë është të jemi kompania udhëheqëse në rajon, e orientuar drejt përsosmërisë në segmentin e përmirësimit të shëndetit.
Vlerat e kompanisë
Vlerat që ne çmojmë janë në përputhje me vizionin dhe misionin tonë dhe përcaktojnë qartë kuadrin strategjik në çdo segment të veprimtarisë tonë.
EKSELENCA
Përpiqemi të arrijmë përsosmëri në të gjitha segmentet e biznesit. Jemi proaktivë, inovativë dhe profesionalë dhe të fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive.
PËRGJEGJËSIA
Përgjegjësia jonë fillon vetë tek ne, dhe kjo reflektohet në mënyrën se si sillemi me biznesin, kolegët, klientët, partnerët dhe komunitetin. Jemi të ndërgjegjshëm, të saktë dhe gjithmonë të gatshëm për të marrë përgjegjësinë për veprimet dhe detyrimet e tona.
FRYMA EKIPORE
Të gjitha qëllimet i arrijmë përmes përpjekjeve dhe angazhimit të përbashkët. Çelësi i suksesit tonë është mbështetja e ndërsjellë, komunikimi i hapur, besimi i ndërsjellë dhe përkushtimi ndaj qëllimeve të përbashkëta.
RESPEKTI
Me respekt dhe mirëkuptim i afrohemi çdo individi dhe organizate, respektojmë diferencat dhe mendimet e tjera, dëgjojmë me kujdes dhe jemi të hapur për propozime dhe sugjerime.
KONSISTENCA
Vazhdimisht kultivojmë vlerat tona, respektojmë marrëveshjet dhe përmbushim premtimet e dhëna. Kështu arrijmë rezultatet më të larta në punë, plotësojmë nevojat dhe pritjet e klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë.
Objektivat e biznesit të kompanisë
Qëllimi ynë është kënaqja e farmacistëve dhe mjekëve nga një anë, dhe e përdoruesve fundorë në anën tjetër. Këtë e arrijmë duke zgjedhur portfolin e produkteve të standardeve më të larta të sigurisë dhe cilësisë që janë në dispozicion vetëm në barnatore dhe shitoret e specializuara të barnave dhe produkteve mjekësore, duke i ofruar kështu klientëve rekomandime dhe këshilla të stafit profesional.
Biznes me përgjegjësi shoqërore
Një nga vlerat themelore të veprimtarisë së kompanisë është cilësia dhe mbrojtja e mjedisit. Sistematikisht përmirësojmë raportin tonë me mjedisin me parandalimin efikas të ndotjeve të mundshme, me respektimin e standardeve ndërkombëtare, me respektimin e normave, menaxhimin efektiv të mbeturinave, si dhe me njoftimin e të gjithë pjesëmarrësve në proces për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm për mjedisin. Në veprimtarinë tonë vendimet nuk i sjellim vetëm në bazë të faktorëve financiarë, por ato bazohen edhe në vlerësimet e pasojave sociale dhe mjedisore.
Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës, ne marrim një rol proaktiv në shoqërinë në të cilën veprojmë. Jemi iniciatorë të shumë aktiviteteve sociale, dhe nëpërmjet sponsorizimeve dhe donacioneve të mbështesim punën e institucioneve të shumta arsimore dhe kulturore, klubeve të ndryshme sportive dhe të individëve.
Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
Të orientuar drejt konsumatorit
Çelësi i suksesit tonë është të kuptuarit e dëshirave dhe nevojave të klientëve dhe përdorueseve tanë, dhe për këtë arsye një nga udhëzuesit themelor strategjik të kompanisë është përqendrimi në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe të cilësisë së shërbimeve. Mundohemi të kemi një lidhje sa më e besueshme dhe cilësore midis furnizuesve dhe përdoruesve, dhe çdo klient ka qasje individuale dhe, duke dëgjuar nevojat e tija, përpiqemi t’i tejkalojmë pritshmëritë. Ne duam të imponohemi me cilësi dhe kështu të bëhemi zgjedhja e tij e parë.
Ekipi ynë i shitjes mban kontakte të përditshme me klientët, i informon dhe dëgjon dëshirat dhe mendimet e tyre. Me organizimin e trajnimeve të shumta profesionale për farmacistë dhe punonjës shëndetësorë, u afrojmë atyre risitë e profesionit dhe promovojmë shkencat farmaceutike dhe mjekësore.
Standardet e sjelljes
Ndërsa ndërtojmë marrëdhënie besimi me partnerët e biznesit dhe ndajnë vlera të ngjashme, ne gjithashtu kultivojmë të njëjtin parim etik edhe brenda kompanisë. Standardet tona të sjelljes së punonjësve ndihmojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe mirëkuptimit reciprok, sikurse dhe arritjen e qëllimeve të kompanisë.
Burimet njerëzore
Ne e njohim dhe e çmojmë rëndësinë e njerëzve, sepse punonjësit tanë janë themeli i suksesit të kompanisë. Ekipin tonë dinamik e karakterizon përvoja e pasur profesionale, entuziazmi, ekselenca, kreativiteti, fleksibiliteti dhe përgjegjësia për veprimtarinë e pavarur në një atmosferë të frymës ekipore dhe respektit të ndërsjellë. Investimi në personelin dhe mundësia e vazhdueshme e përvetësimit të njohurive të nevojshme për punën e cilësisë i bën punonjësit më të kënaqur, më të motivuar, dhe vetë kompaninë më të suksesshme dhe konkurruese në mjedisin konkurrues të së sotmes.
Ne me të vërtetë besojmë se potenciali njerëzor është një nga faktorët kryesorë të suksesit dhe përparimit, sepse vetëm punonjësit e zgjidhur mirë, të motivuar dhe të kënaqur mund të kontribuojnë progresin afatgjatë të kompanisë.
Menaxhimi i proceseve të biznesit
Salvus KS L.L.C. është përqendruar në zhvillimin harmonik dhe gradual, sipas modelit të kompanive botërore. Ne vazhdojmë të investojmë në optimizimin dhe kontrollin e cilësisë të të gjitha proceseve tona të biznesit, duke ofruar kështu cilësi të produkteve dhe shërbimeve.
STANDARDET E CILËSISË
Si kompani me orientim global menaxhojmë sistemin e cilësisë në përputhje me kërkesat kombëtare dhe rregullat e tregut në të cilin operojmë. Koncepti i cilësisë nuk do të thotë vetëm një seri certifikatash, lejesh dhe vendimesh të cilat vërtetojnë përmbushjen e kërkesave, standardeve dhe rregulloreve përkatëse që rregullojnë transportin dhe shpërndarjen e kategorive të caktuara të produkteve, por përfshin integrimin e sistemit të cilësisë në të gjitha nivelet e biznesit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha proceseve kyçe.